Lulzim Bexheti shpalosi prioritetet e tij për Gjilanin
Kandidati i pavarur për kryetar të Gjilanit, Lulzim Bexheti sonte në RTV21 e shpalosi programin e tij.
Bexheti tha se programi i tij parashihet në shtyllat: urbanizmi, arsimi, shëndetësia, ekologjia, sporti e rinia dhe mirëqenia sociale.
Në garë për kryetar të Gjilanit janë gjashtë kandidatë: Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës garon Nazim Gagica, nga Lëvizja Vetëvendosje Alban Hyseni, nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lutfi Haziri, i cili në mandatin e kaluar ka qenë kryetar komune, kurse Partia Demokratike e Kosovës këtë pozitë ia ka besuar Leonora Morina-Bunjakut. Në garë për kryetar të Gjilanit janë edhe dy kandidatë të pavarur, Gani Neziri dhe Lulzim Bexheti.
Në Gjilan janë 101 mijë e 62 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet lokale të 17 tetorit./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?