Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova përfaqësohet në Simpoziumin Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake

 
Kapiten Lirim Bllaca dhe Kadet Alisa Ramadani po përfaqësojnë Qendrën për Studime Universitare në Simpoziumin Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake.
Kështu është bërë e ditur në postimin nga Qendra për Studime Universitare në Akademi të Mbrojtjes.
Kjo ngjarje po zhvillohet në Universitetin e Norwich-it në Vermont, SHBA.
Aty Kapiten Bllaca prezantoi punimin e parë akademik nga QSU-ja të publikuar në një revistë shkencore, ku përveç Kadet Ramadanit, bashkautorë janë edhe komandanti i QSU-së, Major Ali Haxhimustafa, dhe instruktori Toger Premtim Shaqiri./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button