2 vdekje dhe 38 raste të reja me COVID-19
Në 24 orët e fundit, dy qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë.
Ndërsa janë konfirmuar 38 raste të reja, nga 3 mijë e 285 testime të kryera.
Janë shëruar 185 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155 mijë e 379.
Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 1 mijë e 895.
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 8 mijë e 777 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 388 mijë e 583 doza të vaksinës.
Deri më sot 573 mijë e 312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?