Vrau kunatën dhe e hodhi në ferra, burgim i përjetshëm për Dashamir Xhepën
Apeli i Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, e cila e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dashamir Xhepën, që ka vrarë për motive xhelozie kunatën e tij.
Xhepa kishte kërkuar në apel pafajësinë, por togat e zeza e kanë rrëzuar kërkesën e tij duke lënë në fuqi vendimin e parë.
Dashamir Xhepa më 14 shkurt të 2019-ës e ka vrarë kunatën e tij, Lirie Xhepa dhe më pas trupin e pajetë e ka hedhur në ferra.
Mes tyre kishte edhe përplasje të vazhdueshme për pronat./vizionplus
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?