Kaloni te përmbajtja kryesore

Hani i Elezit ka më së paku raste aktive me COVID-19

Hani i Elezit është komuna me më së paku raste aktive me COVID-19. Në këtë komunë aktualisht janë vetëm 21 raste aktive. Kurse, më së shumti raste aktive me COVID-19, është komuna e Prishtinës, me gjithsejtë 1091.
Komuna e dytë me më së shumti raste aktive është ajo e Prizrenit me 432. Ndërsa, Fushë Kosova është e treta për nga numri më i madh i rasteve me COVID me gjithsej 322 raste.
Kurse, në total në nivel vendi numri i rasteve aktive është 5.371.
Përndryshe, komunat të cilat drejtohen nga serbët, ende po vazhdojnë të mos japin raportet ditore me të infektuar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button