Kaloni te përmbajtja kryesore

Bernard Berisha operohet pas lëndimit në krah

 
Sulmuesi kosovar Bernard Berisha ka përfunduar me sukses operimin të cilit i ishte nënshtruar, pas një lëndimi të pësuar në krah.
Berisha pësoi lëndim në krah në ndeshjen kundër skuadrës së Arsenal Tula në muajin e kaluar, takim ky në të cilin skuadra e tij shënoi fitore 2:1.
Pas operimit, Berisha përmes llogarisë së tij në Facebook ka treguar që operimi i tij në krah ka përfunduar me sukses.
“Elhamdulillah, operimi përfundoi me sukses. Një falënderim i madh për të gjithë stafin në Villa Stuart Clinic në Romë për përkrahjen e tyre të dashur. Allahu Akbar”, shkruante në postimin e Berishës.
Sulmuesi 29 vjeçar është pjesë e skuadrës ruse Akhmat Grozny, ku në katër ndeshje të sezonit të ri të Premier Ligës së Rusisë, ka regjistruar dy asistime.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button