Kaloni te përmbajtja kryesore

Djegia e spitalit modular në Tetovë, Thaçi paralajmëron fakte: Është krim!

Lideri i Partisë Demokratike për Shqiptarët, Menduh Thaçi paralajmëroi publikim të fakteve për djegien e Spitalit modular në Tetovë.
Thotë se këto fakte të cilat do t’i publikojë në rolin e mjekut, do të dëshmojnë se djegia e Spitalit modular nuk është tragjedi, por krim.
“Shumë shpejt do të jap fakte dhe argumente profesionale pse këtë e quaj krim”, tha Thaçi.
Shtoi se duhet të jepet edhe përgjegjësi për këtë.
Ndërkaq nga djegia e Spitalit modular në mbrëmjen e 8 shtatorit jetën e humbën 14 persona kurse u lënduan 12 të tjerë./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button