Kaloni te përmbajtja kryesore

Dy të vrarë në Holandë, burri qëllon me hark e shigjeta nga ballkoni

Dy njerëz raportohet se kanë humbur jetën, ndërsa një burrë qëllonte me hark e shigjeta ndaj kalimtarëve nga ballkoni i tij në nje zone rezidenciale në Holandë.
Në pamjet shokuese shihet burri i zhveshur në që drejton harkun e tij të zi profesional nga rruga në qytezën holandeze Almelo.
Ndërsa në video të tjera të pakonfirmuara shihet oficerë të maskuar policie që rrethojnë ndërtesën e apartamenteve dhe më pas dëgjohen të shtëna armësh.
Policia vendase tha se oficerët u thirrën për një incident plagosjeje me thikë në rrugën Mth Steynstraat në Almelo, ku dy njerëz ishin gjetur të vdekur në apartament.
Nuk ishte ende e qartë nëse viktimat ishin qëlluar me shigjetat e harkut apo ishin goditur me thikë. Ndërkohë oficerë të mjekësisë ligjore vendosnin piketa në shigjetat e hedhura përtokë në rrugë.
Policia tha: “Jemi me kolegët në një incident goditjeje me thikë në #Almelo. Kolegët u detyruan të përdornin armët e zjarrit. Situata nuk është ende e sigurtë. Mos u afroni në vendndodhje”.
Autoritetet thanë se kishte alarm GRIP 3 në zonë, që do të thotë se ka kërcënim ndaj mirëqenies së popullatës së përgjithshme.
Policia tha se nuk besojnë se ka rrezik ose motive terroriste.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button