Kaloni te përmbajtja kryesore

Nënshkruhen 11 marrëveshje mes qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Sot në Shkup Qeveria e Maqedonisë së Veriut  dhe Qeveria e Kosovë kanë mbajtur mbledhjen e përbashkët në të cilën janë nënshkruar 11 marrëveshje.
Aktualisht Kyreminstri i Kosovës, Abin Kurti dhe i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, po mbajnë konferncë për media ku Zaev shpalosi disa prej marrëveshjeve.
“Marrëveshja për lidhje të të dy autostradave në vendkalimin kufitar Bllacë – Hani i Elezit në kuadër të pjesës së autostradës Shkup – Bllacë. Marrëveshja për analizë të Fizibilitett për autostradën Prizren-Tetovë. Marrëveshja për vendosjen e vendkalimeve kufitare të përbashkëta si dhe marrëveshja për projekt skijues të përbashkët që do ta lidhë Brezovicën me Kodrën e Diellit i cili njëherit është edhe pjesë e marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e turizmit”, tha Zaev. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button