Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti ngushëllon familjen Boja

Kryeministri Albin Kurti, nëpërmjet telegramit ka ngushëlluar familjen e intelektualit dhe ish-kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Boja, i cili ka vdekur dje.
Në letrën e ngushëllimit, kryeministri ka vlerësuar personalitetin e Bojës si intelektual, teolog e atdhetar, si edhe kontributin e tij në ruajtjen e islamit tradicional dhe kultivimin e promovimin e tolerancës fetare dhe vlerave tona kombëtare.
Po ashtu kryeministri ka theksuar kontributin e Bojës në luftën e përbashkët për liri e pavarësi dhe ndërtimin e shtetit dhe shoqërisë demokratike.
“Vdekja e papritur e Dr. Rexhep Bojës është humbje e pakompensueshme për popullin dhe shtetin e Kosovës. Do ta kujtojmë me krenari e respekt punën dhe kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si edhe ndërtimin e shoqërisë së lirë e demokratike”, ka shkruar ndër të tjera kryeministri./21Media
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button