Kaloni te përmbajtja kryesore

Abdixhiku: Nuk kishte pajtueshmëri për shtyrje të zgjedhjeve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur se as në mbledhjen e sotme me presidenten, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është deklaruar për shkurtim të fushatës zgjedhore, siç ka propozuar LDK-ja.
“Ndonëse kishim sot pajtim prej dy partive tjera opozitare, nuk patë deklarim prej partisë më të madhe në vend, Lëvizjes Vetëvendosje. Për ne kjo sjellje është e habitshme”, tha Abdixhiku.
Ai tha se skenari politik i prezantuar në studiot televizive nuk bën të ekzekutohet pasi në pyetje është demokracia, shkruan rtv21.tv
“Nuk kishte pajtueshmëri për shtyrje të zgjedhjeve dhe besoj se kjo çështje është një ditë e mirë për demokracinë, e në anën tjetër ne të gjitha partitë tjera politike duhet të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve, por mbi të gjitha është Qeveria e Kosovës”, tha ai.
Tutje, Abdixhiku bëri të ditur se ka kërkuar nga kandidatët e LDK-së për kryetarë të komunave dhe për ansamble të respektojnë masat antiCOVID.
Kreu i LDK-së theksoi se në takim me presidenten Vjosa Osmani kanë shprehur rezervat e tyre për pjesëmarrjen e përfaqësueseve të Listës Guxo dhe Alternativës.
“Në fillim shprehëm rezervat tona për pjesëmarrjen në takim të dy subjekteve të pacertifikuara. Por gjithsesi këtu shprehëm brengën tonë për gjendjen fillestare të pandemisë. Kosova po shënon sot numrin më të madh të vdekjeve për kokë banori në gjithë globin dhe kërkuam nga Qeveria të ketë përgjegjësi më të madhe në menaxhimin e situatës tejet të rëndë pandemike”, theksoi Abdixhiku./21Media
 
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button