Filmi konkurrent për Luanin e Artë “Freaks Out” shfaqet në Venedik
Në mesin e 21 filmave konkurrent për çmimin kryesor në festivalin ndërkombëtar të filmit në Venedik është edhe “Freak Out”, me regji të regjisorit Gabriele Mainetti.
Para shfaqjes së tij, yjet e filmit u paraqitën në tepihun e kuq, ku pozuan për fotografi.
Ngjarja në “Freaks Out” përqendrohet rreth katër performuesve në cirk, në Romën e okupuar në vitin 1943. Ata nuk dine çfarë të bëjnë kur pronari i cirkut zhduket.
Megjithatë, një person i huaj, i mistershëm i përcjell ata dhe fillon një plan i cili ndryshon jetët e tyre përgjithmonë.
Të katër përbëjnë një ekip prej: një njeriu-ujk, një xhuxh i cili tërheqë hekurin si magnet, një vajzë elektrike, e cila trondit të gjithë ata që e prekun, dhe një njeri albino që zbutë insektet. Ata përfundojnë në një cirk rival të cilin e drejton një Nazist me gashtë gishtërinj, i cili parasheh të ardhmen. Ai dëshiron të shfrytëzojë fuqitë e tyre për të ndaluar dorëzimin e Hitlerit.
Personazhet e tij duken të frikshme në fillim, por më pas nxjerrin më të mirën nga vetja e tyre, dhe kjo edhe është super fuqia e tyre e vërtetë.
Filmi “Freaks Out” ishte planifikuar të lansohej me 22 tetor 2020. Por lansimi i tij u shty me 16 dhjetor, e më pas edhe një herë për shkak të pandemisë së COVID-19 në Itali. Ai më në fund u planifikua për lansim në kinema me 28 tetor 2021./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?