SHSKUK thotë se të gjitha vdekjet nga COVID-19 raportohen menjëherë
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka reaguar pas akuzave për fshehje të vdekjeve të personave gjatë pandemisë me koronavirus, duke thënë se të gjitha rastet raportohen në mënyrë të rregullt, sipas procedurave të përcaktuara.
SHSKUK kanë thënë se raportimi për personat e vdekur nga COVID-19 bëhet në Qendrën Operative e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrën për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe secili rast i vdekjes në SHSKUK raportohet menjëherë nga mjeku që e konstaton vdekjen.
SHSKUK ka ftuar të gjithë zyrtarët publikë që të kursehen nga deklaratat e pamatura të cilat vetëm se shkaktojnë panik dhe konfuzion në popullatë.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme ka pasur akuza nga zyrtarë publikë ndaj institucioneve shtetërore për siç thuhet fshehje të vdekjeve nga koronavirusi, të cilat sipas tyre nuk janë raportuar asnjëherë nga Ministria e Shëndetësisë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?