Kaloni te përmbajtja kryesore

ICMP ofron ndihmë për ta lehtësuar çështjen e riatdhesimit të trupave të personave të zhdukur

Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim përfaqësuesit e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), Kathryne Bomberger, Mathew Holiday dhe Luigji Ndou.
Gjatë takimit, Bomberger shprehu përkushtimin e ICPM-së për identifikimin e personave të identifikuar gabimisht, përmes metodës së ADN-së, për vitet 1999-2003, saktësisht kohën kur kjo metodë nuk është përdorur.
U bisedua edhe për çështjen e riatdhesimit të trupave, proces ky të cilin ICMP është ofruar që ta lehtësojë.
Kurti falënderoi Bomberger dhe kolegët e saj për përkushtimin e tyre ndaj çështjes së personave të zhdukur me dhunë, çështje kjo që Qeveria thotë se ka rëndësi esenciale e kërkon adresim të menjëhershëm.
Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë edhe për rregullimin e çështjes së pensioneve për familjarët e të zhdukurve.
Të pranishëm gjatë takimit ishin edhe zëvendëskryetarja e parë e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, udhëheqësi i Komisionit për Personat e Zhdukur në Republikën e Kosovës, njëherësh kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur z. Andin Hoti, këshilltarja ligjore e kryeministrit Tea Blakaj-Hoxha dhe Furtuna Sheremeti./21Media
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button