Kaloni te përmbajtja kryesore

Skandal me teste të shpejta, 483 persona morën teste fals

Një tjetër skandal i falsifikimit të testeve anti-Covid është zbuluar në Durrës. 5 persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kishin ngritur një laborator të palicensuar. Sipas policisë, janë pajisur me teste të shpejta false rreth 500 persona që kanë udhëtuar drejt Italisë.
Testi i shpejtë negative për Covid është një prej kushteve për të lëvizur mes shteteve në këto kohë të pandemisë së koronavirusit.
Këtë situatë, 6 të rinj nga Tirana e Durrësi e kishin shfrytëzuar për të ndërtuar një aktivitet të paligjshëm me qëllim përfitimin.
Ata kishin ngritur në Lagjen 4 të qytetit të Durrësit një laborator të palicensuar për kryerjen e testit të shpejtë Sipas policisë, aty janë pajisur me test të rremë të paktën 483 shtetas, të cilët do udhëtonin në drejtim të Italisë.
Kjo veprimtari, sipas burimeve, ka zgjatur për një kohë të gjatë, duke shfrytëzuar situatën e  pandemisë dhe kërkesat e shumta të shtetasve që udhëtojnë jashtë vendit gjatë sezonit të verës.
Çmimet për testin fals mësohet se nisnin me 3000 lekë, por edhe më shumë kur udhëtari kishte emergjencë.
Pas informacioneve, policia e Durrësit ka organizuar këtë fundjavë Operacionin “Laboratori”.
5 persona, mes të cilëve, tri gra të përfshira janë vënë në pranga dhe një është shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë: Eva Haruni, 34 vjeçe,  Elio Agolli, 24 vjeç, Ervin Çela, 29 vjeç,  Anxhela Spahiu, 24 vjeçe dhe Aida Pisli, 25 vjeçe.
Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Mashtrim”, “Fshehje e të ardhurave” dhe “Moskallëzim krimi”.
Gjatë periudhës së pandemisë janë zbuluar disa raste të laboratorëve që falsifikonin teste të Covid kundrejt pagesës./oranews

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button