Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrokulliset me traktor, humb jetën një person

Një burrë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:45 në Leposavic.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë vozitjes së traktorit, aksidentalisht është rrokullisur dhe si pasoj ka vdekur”, thuhet në raportin e Policisë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button