Kaloni te përmbajtja kryesore

Ekipet mobile deri tani kanë vaksinuar 900 qytetarë të komuniteteve pakicë

Ministria e Shëndetësisë ka vazhduar vaksinimin mobil në komunat e Kosovës për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ku thuhet se numri i të vaksinuarve në terren ka arritur në afër 900 qytetarë.
MSH po ashtu bën thirrje të gjithë qytetarëve të caktojnë terminin e tyre dhe të vaksinohen.
“Në këtë mënyrë ekipet mobile deri tani kanë vaksinuar qytetarë në Prizren, Fushë Kosovë dhe Gjakovë duke arritur kështu numrin e të vaksinuarëve në terren afër 900 qytetarë. Vaksinimi do të vazhdoj në komunën e Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe në zonat rurale me me një orar të kombinuar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Përmes këtij njoftimi, Ministria përsëri bëri apel për qytetarët të caktojnë termine dhe të vaksinohen sepse është e drejtë elementare e secilit qytetarë të Republikës së Kosovës, dhe vetëm përmes vaksinimit do të mbrohemi nga variantet e reja të COVID-19.
Nga Ministria bëhet e ditur se deri tani janë vaksinuar 31% të popullatës./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button