Dëgjoni një sekuencë të këngës më të re nga Kida
Këngëtarja shqiptare, Orhidea Latifi e njohur me emrin skenik Kida, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor të cilin do ta publikoj së shpejti dhe kësaj radhe vjen solo.
Kida ka publikuar në Instagram sekuencë të këngës më të re të saj, të cilën e ka titulluar “Dinero”.
View this post on Instagram
Por, Kida ka bërë të ditur për ndjekësit edhe një lajm tjetër.
“Kush është gati për #dinero @mixeyofficial, kënga e dytë e albumit”, duke konfirmuar se së shpejti do të sjellë albumin e ri.
Kujtojmë se, së fundmi Kida erdhi në bashkëpunimin me Ledrin e Butrintin, me këngën “Dale”, e cila brenda pak kohe u bë ndër këngët më të klikuara, e që tani numëron mbi 46 milion shikime./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?