Kaloni te përmbajtja kryesore

Nuk zbatojnë vendimin për izolim, 4 të infektuar me Covid-19 largohen nga vendi

Gjatë ditës së djeshme policët e Tetovës gjatë kontrollit të personave të cilët duhet të jenë në izolim kanë evidentuar katër raste të mosrespektimit të masës.
“Vendimi i lëshuar  nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor nuk është  respektuar nga katër persona. Është konstatuar se A.I (33) nga Sellca e Tetovës, Q.M. (55) nga Tetova, një minoren nga Reçica e Madhe, S.M. (52) nga Tetova dhe N.B (29) nga Gostivari nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre, gjegjësisht e kanë lëshuar shtetin. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet parashtrime përkatëse sipas nenit 206 nga Kodi Penal”, informojnë nga SPB Tetovë./TV21
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button