Kaloni te përmbajtja kryesore

Ministri gjerman: Sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, të largohen nga Afganistani

Gjermania po punon që sa më shpejtë dhe sa më shumë njerëz që të jetë e mundur të largohen nga Afganistani, deklaroi sot ministri i Jashtëm Heiko Maas.
Maas tha se njerëzit që punuan me forcat ushtarake gjermane në Afganistan, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe qytetarë me nënshtetësi të dyfishtë afgano-gjermane, do të përbëjnë pjesën më të madhe të rreth 10.000 njerëzve që Gjermania dëshiron të tërheqë nga Afganistani.
“Ne duam që sa më shumë njerëz të largohen nga vendi,” tha Maas për mediat.
Ministri gjerman tha se aleatët e NATO-s e gjykuan gabimisht situatën kur menduan se forcat e qeverisë afgane mund të mposhtnin talibanët, raporton Reuters.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button