OVL UÇK Pejë mbjell pemën në nderim të heroit Bekim Berisha – Abeja
OVL e UÇK-së në Pejë në nderim të jetës dhe veprës së heroit të kombit, Bekim Berisha –Abeja, ka mbjellë sot një pemë në 23-vjetorin e rënies.
”Sot në ditën e përjetësisë së tij, në nderim të rënies së Heroit tonë Bekim Berisha – Abeja, mbollëm një pemë në oborrin e OVL UÇK Pejë. Të pranishëm ishin luftëtarë e shokë nga diaspora, që po kalojnë pushimet në Atdhe. Lavdi Heroit tonë, kujtimi për të kurrë mos u harroftë”, thuhet në njoftim./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?