Deshi ta privoj nga jeta të birin, kërkohet masa e paraburgimit ndaj babait nga Rahoveci
Është arrestuar i dyshuari L.G, pasi i njëjti nën ndikim e alkoolit deshi ta privoj nga jeta të birin e tij.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Rahovec.
Njëkohësisht, i dyshuari i kishte kërkuar të dëmtuarit të largohet nga shtëpia dhe pas kësaj nxjerr armën nga brezi, duke shtënë dy herë në drejtim të tij, por që nuk arrin ta qëllojë sepse i dëmtuari largohet me shpejtësi.
Po ashtu, i dyshuari me datë e kohë të njëjtë, përdor armën në kundërshtim me ligjin e Kosovës. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, e cila është aprovuar nga Gjykata kompetente./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?