Kaloni te përmbajtja kryesore

Aeroporti i Prishtinës regjistroi rekord fluturimesh gjatë korrikut

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” e ka përmbyllur muajin korrik me performancë rekorde krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2019, përderisa në korrik 2020 ishte me humbje prej 68.39%.
Ky aeroport në korrik të vitit 2019 kishte 280 mijë e 13 udhëtarë, në korrik 2020 kishte 88 mijë e 607 udhëtarë, kurse në korrik të këtij viti është realizuar rekord, prej 340 mijë e  446 udhëtarësh.
ANP-ja njoftoi se në muajin gusht, vetëm në javën e parë janë realizuar 661 fluturime me një numër prej 104 mijë e 256 udhëtarësh./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button