Aksident në Prizren, lëndohet një person
Një person është lënduar në një aksident trafiku ka ndodhur dje në rrugën “Ukshin Hoti” në Prizren.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur në aksident i përfshirë ka qenë një automjet kombi dhe një mjet i punës Goldon.
Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i mjetit të punës i cili ka marrë ndihmë mjekësore në qendrën emergjente dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Rasti është nën hetime./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?