IKSHPK: Vaksinohuni! Nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.
Sipas IKSHKPK-së vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.
Tutje në postimi thuhet se asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.
”Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe. Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?