Kaloni te përmbajtja kryesore

Haxhiu kërkon nga SHKK-ja dhe të burgosurit që të vaksinohen

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se deri më tani vetëm 41% e personelit korrektues dhe pak më shumë se 50% e të burgosurve janë vaksinuar me dozën e parë kundër virusit COVID 19.
Haxhiu ka ftuar të gjithë personelin korrektues në SHKK sikurse edhe të burgosurit, që të vaksinohen me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.
”Për shkak të rritjes së vazhdueshme të rasteve të të infektuarve si pasojë valës së re të COVID-19, e njohur si varianti Delta dhe duke ditur ndjeshmërinë dhe mundësinë e përhapjes së virusit përbrenda institucioneve korrektuese, ftoj të gjithë personelin korrektues në SHKK sikurse edhe të burgosurit, që të vaksinohen me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit i cili ka marrë jetë njerëzish dhe shumë të tjerë kanë luftuar për jetën”, ka shkruar Haxhiu në facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button