Aksident me fatalitet në Gjilan, u arrestua një shtetas i huaj
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në fshatin Kormjan të Gjilanit. Siç ka njoftuar policia, lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull, shtetas i huaj, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është raportuar për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje-prurës ka pësuar viktima mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.”, ka informuar policia.
Ndërkohë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?