430 migrantë kaluan kanalin anglez, rekord e ri i migrimit të paligjshëm në Angli për një ditë
430 migrantë kaluan kanalin anglez vetëm gjatë ditës së hënë, duke shënuar kështu një rekord të ri, bëhet e ditur nga Ministria e Brendshme.
Tutje, u tha se po merren hapat e nevojshëm për të trajtuar këtë problem të papranueshëm të migrimit të paligjshëm.
Ndërkohë, rreth tetë anije arritën në Mbretërinë e Bashkuar vetëm gjatë të dielës, duke shënuar një numër prej 241 migrantësh për atë ditë, nga të cilët një numër i konsiderueshëm gra dhe fëmijë.
Vetëm këtë vit është regjistruar një numër prej 8,000 migrantësh të cilët kanë hyrë ilegalisht në Angli.
Rekordi i mëparshëm është 416 migrantë për një ditë, i cili u shënua në shtator të vitit 2020./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?