Kaloni te përmbajtja kryesore

Sot mot me vranësira dhe riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së martë do të mbizotërojë mot me vranësira, riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sipas IHMK-së, nuk përjashtohen mundësitë që në territore të vogla rigat e shiut të shoqërohen me breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-28 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Kushtet agrometeorologjike paraqiten relativisht të mira përjashtuar fushatën e korrje shirjes, sepse këto reshje e kanë ndalur./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button