Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet 24-vjeçarja që shiste drogë dhe ekstazi

 
Një 24 vjeçare është arrestuar nga Policia e Shqipërisë, nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Policia njoftoi se në bazë informacioneve që dispononin e dyshuara D.Z., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, shiste drogë sintetike të llojeve të ndryshme, kryesisht në lokalet me muzikë në zonën e Porcelanit, Pazarit të Ri dhe Bllokut, personave të ndryshëm, kundrejt çmimeve që varionin nga 1 mijë lekë të rinj deri në 10 mijë lekë të rinj për një dozë (kokërr).
Gjatë kontrollit, 24-vjeçares iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar heroinë, ekstazi, metadon dhe një aparat celular.
Gjithashtu, kësaj shtetaseje i është sekuestruar edhe një lloj droge në formë të lëngët, të cilën e shpërndante me shiringë, që zakonisht përdoret nga moshat e reja duke e tretur në pije.
Tutje, Policia njoftoi se materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button