Kaloni te përmbajtja kryesore

Të shtëna në një lokal në Florida, dy të vrarë

 

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave me armë jashtë një klubi të bilardos në Hialeah në Florida.

Lajmi u njoftua nga drejtori i policisë në Miami, Dade Alfredo Ramirez.

Një veturë ndaloi para lokalit nga e cila dolën tre persona të armatosur dhe filluan të hapnin zjarr në drejtim të turmës që ishte mbledhur aty para mbajtjes së një koncerti. Dy persona u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes dhe rreth 20 të tjerë janë dërguar për trajtim në spitale të ndryshme, njoftoi tutje Ramirez.

“Këta janë vrasës me gjak të ftohtë që qëlluan pa dallim në një turmë dhe ne do të kërkojmë drejtësi,” shkroi Ramirez në Twitter./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button