Djali fyen dhe kërcënon prindërit
Policia ka bërë të ditur se dje është arrestuar një burrë nga Gjilani, pasi që i njëjti e ka fyer, shqetësuar dhe kanosur nënën e tij, pastaj ka përdorur edhe disa fjalë kërcënuese ndaj babait të tij.
”I dyshuari ka fyer, shqetësuar dhe kanosur viktimën femër kosovare nënën e tij, po ashtu gjatë ditës ka përdorur fjale kërcënuese edhe ndaj babait te tij duke ndjellë ndjenjën e frikës dhe pa sigurisë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?