Haradinaj e vazhdon traditën, nis mëngjesin e Bajramit në nderim të policëve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nisur festën e Fitër Bajramit me pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Haradinaj ka thënë se mëngjesin e Bajramit të Madh, e nisim me mirënjohje për ata që çdo herë janë në krye të detyrës.
“Të dashur bashkëkombas shqiptarë myslimanë! Ndjenja e afërsisë, përkushtimit, mëshirës e bujarisë, që reflekton kjo festë e madhe, të na përcjellin e bashkojnë çdo herë. Qofshin të pranuara lutjet dhe agjërimi juaj. Urime Festën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Myslimanët në mbarë botën sot kremtojnë festën e Fitër Bajramit, festë kjo që vjen pas agjërimit të muajit të Ramazanit./21Media
Mëngjesin e Bajramit të Madh, e nisim me mirënjohje për ata që çdo herë janë në krye të detyrës.
Të dashur…
Posted by Ramush Haradinaj on Wednesday, 12 May 2021
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?