Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident trafiku, humb jetën një 35 vjeçar

 

Një person ka hubur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Milot-Morinë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në zonën e quajtur “Ura me harqe”, ku një automjet i tipit “Volkswagen” me drejtues shtetasin 35 vjeçar F.O dhe pasagjeren shtetasen A.M është përplasur me një tjetër mjet të tipit “Benz” me drejtues Z.L dhe pasagjer shtetasin Gj.T, informon policia

Viktima nga ky aksident ka mbetur 35 vjeçari F.O, drejtuesi i mjetit “Volkswagen”.

Drejtuesi i mjetit “Benz” së bashku me një nga pasagjeret janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./oranews

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button