Kaloni te përmbajtja kryesore

​Drejtori i Këshillit Prokurorial shoqërohet në polici

 

Drejtori i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, si dhe një zyrtar tjetër në të njëjtin institucion, janë shoqëruar në polici mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona.

“Të njëjtit janë shoqëruar për intervistim, mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë ai./kp

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button