Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

 

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij gjatë ditës së djeshme në Prizren.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Viktima me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button