Joe Biden merr dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mori të hënën dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.
Procedura u transmetua në rrjetet kabllore, pak minuta pasi ndodhi.
Në komentet e shkurtra për gazetarët, ai tha se ka besim tek ekipi i tij për rritjen e shkallës së vaksinimit, pasi të marrë detyrën më 20 janar.
Biden e ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer/BioNTech më 21 dhjetor.
Për të qenë efektive, kjo vaksinë duhet të jepet në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?