Kaloni te përmbajtja kryesore

​Lagjja e Spitalit pa rrymë për shkak të një defekti në rrjet

 

Në Lagjen e Spitalit në kryeqytet nga mëngjesi është ndërprerë energjia elektrike. Kjo si pasojë e një defekti në rrjet.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala e ka konfirmuar këtë, ndërsa ka bërë të ditur se ekipet janë teren duke e sanuar problemin.

“Po, në ‘Lagjen e Spitalit’ gjatë ditës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të një prishje. Ekpiet kujdestare kanë dal në teren dhe janë duke punuar në sanimin e defektit”, ka thënë Buzhala.

Ndërsa ka bërë të ditur se në pjesët tjera të qytetit gjendja është stabile dhe nuk ka ndërprerje të rrymës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button