Kaloni te përmbajtja kryesore

Protestë në Prishtinë

Linja 3 e trafikut urban proteston para Komunës

Operatorët e linjës 3 të trafikut urban po protestojnë para Komunë së Prishtinës. Ata po kërkojnë pastrimin e tregut nga taksitë ilegalë përkatësisht nga kombibusët privat.

Njëri nga përfaqësuesit e kësaj linje, Sejdi Jashari tha se kanë bërë shumë kërkesa në Inspektorat dhe komunë, mirëpo askush nuk i ka marrë parasysh.

Po ashtu ai paralajmëroi se nga 1 Korriku i këtij viti nuk do të vazhdojnë mujoret e lëshuara nga trafiku urban duke përfshirë edhe pensionistët.

Protestuesit u deklaruan se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre ata do të vazhdojnë me protesta gjatë ditëve në vazhdim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button