Kaloni te përmbajtja kryesore

​Osmani kërkon përfshirjen e Konventës së Stambollit në Kushtetutën e Kosovës

 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar që Konventa e Stambollit që përcakton barazinë gjinore të bëhet pjesë e Kushtetutës së Kosovës. Përkrahja ndaj këtij amendamenti, kryeparlamentarja Osmani tha se është ndaj vetë-vetës e jo ndaj grave dhe vajzave të reja.

Ajo në seancën e sotme ka thënë se kjo konventë përcakton metoda për çrrënjosje e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në një kontest të rritjes së barazisë de jure dhe de-defekto.

“Konventa e Stambollit e cila është pjesë e këtij amendamenti përcakton metoda për çrrënjosje e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në një kontest të rritjes së barazisë de jure dhe de defekto. Preambula e kësaj konvente e njeh natyrën strukturore të një dhune të tillë e cila është shkak dhe pasojë e marrëdhënieve të pabarabarta mes grave dhe burrave dhe kufizon përparimin e grave në cilëndo shoqëri. Për të kapërcyer pabarazinë konventa kërkon nga shtetet të zbatojnë politika të barazisë gjinore por edhe të fuqizojnë gratë”, ka thënë ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button