Ndriçohet “Biblioteka Kombëtare” në kujtim të viktimave të COVID-19
Sonte Komuna e Prishtinës ka ndriçuar ndërtesën e “Bibliotekës Kombëtare” për të kujtuar të gjitha jetët që i mori Covid-19 dhe për të nderuar personelin shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit.
“Po shënojmë plot gjashtë (6) muaj prej se në Kosovë u konfirmua rasti i parë me #covid19. Që prej atherë, të gjithë ne si shoqëri jemi duke kaluar ditë të vështira e plot sfida në betejë me pandeminë. Edhe më tej, jo të gjithë po dalin fitimtarë! Andaj edhe ndriçuam ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare për të kujtuar të gjitha jetët që i mori #covid19 dhe për të nderuar dhe falënderuar nga zemra, të gjithë personelin shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit që nga fillimi i pandemisë”, thuhet në postimin e Komunës së Prishtinës.
Ndryshe, që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në muajin mars e deri më sot, në Kosovë kanë humbur jetën gjithsej 600 persona./21Media
Po shënojmë plot gjashtë (6) muaj prej se në Kosovë u konfirmua rasti i parë me #covid19. Që prej atherë, të…
Posted by Komuna e Prishtinës on Monday, 14 September 2020
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?