Ejupi i kërkon Thaçit qasje më e lehtë për avokatët në institucionet korrektuese
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, priti në takim sot kryetarin e Odës së Avokatëve, Behar Ejupi, nënkryetarin Naim Rudari dhe kryetarin e Degës Regjionale të Avokatëve të Prishtinës, Nasuf Hasani.
Në takim, sipas njoftimit të SHKK-së, u diskutua rreth sfidave dhe çështjeve me rëndësi për avokatët dhe institucionet korrektuese në kohë pandemie.
Gjatë takimit Thaçi i njoftoi të pranishmit lidhur menaxhimin dhe masat e mara në parandalimin e pandemisë COVID–19, në institucionet korrektuese dhe atyre të paraburgimit, si dhe mbi gjendjen aktuale në përgjithësi në institucionet korrektuese.
Nga ana e tij, Ejupi kërkoi që në varësi të situatës dhe konform rekomandimeve dhe udhëzimeve për mbrojtje nga pandemia, të mundësohet qasja më e lehtë për avokatët në institucionet korrektuese.
“Në fund të takimit, të dyja palët u pajtuan që të vazhdohet me bashkëpunimin dhe komunikimin e rregullt ndërinstitucional, me qëllim të identifikimit dhe avancimit të të gjitha çështjeve, të cilat janë me rëndësi për të dyja institucionet”, thuhet nënjoftimin e SHKK-së./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?