Nënshkruhet marrëveshje për 240 grante për mikrobiznese
Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve
Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe Shqipe Breznica, koordinatore e Programit nga organizata gjermane ‘Help’ nënshkruan të enjten marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2017-2018”.
Ky është viti i tretë që vazhdohet me këtë bashkëpunim prej të cilit kanë përfituar më shumë se 750 mikrobiznese.
Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të grupeve të cenueshme në sferën ekonomike dhe shoqërore, në mënyrë që t’iu krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri.
Komponentët e projektit janë 240 grantet për mikrobizneset, trajnime për biznes dhe trajnime profesionale dhe mbështetje iniciativave sipërmarrëse të komunitetit në të gjithë vendin që do të ndikojnë në krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe do të kontribuojnë në stabilitetin socio-ekonomik.
Komunat partnere për gjatë zbatimit të projektit në vitin 2017 dhe 2018 janë Suhareka, Lipjani, Deçani, Shtërpca, Istogu, Gjakova, Graçanica, Mitrovica dhe Mitrovica Veriore.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?