Qytetarët në radhë për të blerë miell
Rrahmani: Punojmë pa ndërprerë, çmimet nuk janë rritur
Pas rasteve të para me koronavirus në Kosovë dhe pas shpalljes së gjendjes emergjente në sektorin e shëndetit publik, qytetarët duket se janë në panik për të siguruar artikuj ushqimorë, përfshirë edhe miellin si një artikull elementar për jetë. Në Fabrikën e miellit në Sllatinë thonë se për shkak të fluksit të madh të konsumatorëve, ata janë të detyruar të punojnë pa ndërprerë dhe se nuk ka nevojë për panik.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?