Kaloni te përmbajtja kryesore

Vjedhje në një barnatore në Sllatinë të Madhe

Policia po e heton rastin

Disa persona të panjohur kanë kryer mëngjesin e ditës së djeshme një vjedhje brenda një barnatore në fshatin Sllatinë e Madhe në Fushë Kosovë.

“Ankuesi mashkull K/shqiptar ka informuar se persona të pa njohur kanë hapur me forcë derën e barnatores së tij dhe nga aty kanë vjedhur barëra në vlerë të konsiderueshme, si dhe para të gatshme në euro”, ka bërë të ditur policia.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Nuk raportohet për të arrestuar apo të dyshuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button