Kaloni te përmbajtja kryesore

Përleshje fizike mes shqiptarëve dhe serbëve në Fushë Kosovë

Tre të lënduar

Tre persona janë lënduar në një përleshje që ka ndodhur mes shqiptarëve dhe serbëve në Fushë Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar për 21Media, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Hoxha tha se sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për përleshje fizike mes fqinjëve për arsye të parkingut të veturave.

“Me datë 09.02.2020, rreth orës 17:20 policia ka pranuar informatën se në Fushë-Kosovë ka ndodhur një përleshje ndërmjet fqinjëve. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për përleshje fizike mes fqinjëve për arsye të parkingut të veturave.”, tha Hoxha./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button