Sveçla emërohet zëvendësministër i parë i MPB-së dhe Administratës Publike
Sveçla zëvendësministër i parë i MPB-së
Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje, sot është emrëuar zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike me vendim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
“Zëvendësministri emërohet për mbështetjen e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga Ministri, si dhe për zëvendësimin e ministrit kur ai mungon ose kur nuk është në gjendje ta kryejë detyrën e tij”, thuhet në vendim.
Më 3 shkurt, Agim Veliu është zgjedhur ministër i Punëve të Brendshme. Veliu është kryetar i degës së LDK-së në Podujevë dhe nënkryetar i LDK-së/21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?