Kaloni te përmbajtja kryesore

“Të shfrytëzohet kjo kohë që të përgatitet kontrata për njohje reciproke Kosovë-Serbi”

Haradinaj: Është e mirëseardhur prej nesh që të hiqen sa më shumë tema mes nesh dhe Serbisë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se linja ajrore Prishtinë-Beograd si dhe transporti hekurudhor janë ndihmes për qytetarët e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se ka ardh një energji e re e të dërguarit të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorit Richard Grenell dhe shtoi se është e mirëseardhur  që të hiqen sa më shumë tema mes Serbisë.

“Shpresoj që të shfrytëzohet kjo kohë që të përgatitet kontrata për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Haradinaj në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai tha se pas planit të presidentit amerikan për Lindjen e Mesme, presin ide konkrete edhe për rajonin./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button