Kaloni te përmbajtja kryesore

I moshuari i goditur nga vetura në gjendje të rëndë

I lënduari është në ekzaminim e sipër

Personi i cili u godit nga vetura në Vushtrri, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Këtë e konfirmoi për 21Media, mjeku kujdestar në QKUK, Ejup Govori.

Govori tha se pacienti aktualisht është pavetëdije dhe është në ekzaminim e sipër. Ndërsa tregoi se mosha e të lënduarit është 83 vjeç.

I moshuari u godit nga vetura sonte rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë- Mitrovicë në dalje të Vushtrisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button