Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani paralajmëron takim me VV-në

Osmani: Do të takohemi me VV gjatë 3 ditëve të ardhshme

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani bëri të ditur se shumë shpejt do të takohen më përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje për të bërë përafrimin përfundimtar për koalicionin bashkë-qeverisës.

Osmani e la të hapur mundësinë që përkundër afatit të vënë deri ditën e diele të negociohet, ata të takohen edhe më pas me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Këto 2-3 ditë duhet të shfrytëzohen në mënyrë efektive. Gjithçka varet çka do të diskutohet këto 2-3 ditë për të vazhduar më pas”, tha ajo për kp.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button